Një aksident ka ndodhur sot, rreth orës 09:20 minuta të mëngjesit, në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, në vendin që njihet edhe si ura e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Një makinë tip Opel është përplasur me një tjetër tip Mercedes Benz, ngjarje ku nuk janë shënuar persona të lënduar.
Por, siç shihet edhe në foto, makina Opel ka përfunduar në mes të Lanës.





