Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, që shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit. Mijëra besimtarë u mblodhën në mesnatë në Katedralen e Shën Palit, në kryeqytet, ku është mbajtur mesha e shenjtë. Ky është viti kur shqiptarët do të përjetojnë shenjtërimin e Nënë Terezës dhe shpalljen e martirëve shqiptarë.
Besimtarët katolikë kanë filluar të marrin edhe urimet e para. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe ungjillorë me rastin e kremtimit të Pashkës. "Ju uroj të gjithë besimtarevë katolikë dhe ungjillorë Gëzuar Pashkët! Për shumë vjet Gëzuar!" – shkruan kreu i PD.





