Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesiut të sotëm, në vendin e quajtur kryqëzimi i Bushneshit, ndërsa trupin e pajetë të viktimës e kanë parë kalimtarët, të cilët kanë njoftuar edhe Policinë e Shtetit.
Viktima është identifikuar si A. K., 46 vjeç, banor i fshatit Bushnesh. Dyshohet se ky i fundit është përplasur nga një mjet tip Audi, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit.





