Zgjidhja e konfliktit sirian dhe e ardhmja e presidentit Bashar al-Assad ishin dy temat kryesore të bisedimit mes presidentit rus Vladimir Putin dhe sekretarit amerikan të shtetit John Kerry.

Sekretari amerikan i shtetit Kerry shprehu shpresën se Uashingtoni dhe Moska mund të përparojnë më tej që t’i jepet fund konfliktit në Siri. Gjatë bisedimeve në Moskë me presidentin rus Putin, sekretari Kerry tha se ai shpresonte që takimi do të lejonte dy vendet të gjenin një mënyrë për të "rindërtuar dhe forcuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë."