Banka e parë islamike, që do të hapet së shpejti në Rusi, ka për qëllim që të inkurajojë investime nga vendet myslimane në Rusi. Për të ndihmuar në ngritjen e kësaj banke, Rusia do të nënshkruajë edhe një marrëveshje me Bankën Islame për Zhvillim, me seli në Arabinë Saudite.
Banka e parë islame ruse do të hapet këtë muaj në Kazan, kryeqyteti i Tataristanit, një rajon autonom i Rusisë. Banka do të funksionojë sipas parimeve ekonomike islame, si një filial i Tatagroprombank, që është një prej bankave aksionere dhe themeluese të bankës së re islame.