Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë vendosi se Radovan Karaxhiç, lideri politik i serbëve të Bosnjës gjatë luftës civile në 1990, është përgjegjës për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në disa zona të Bosnjës. Megjithatë, trupi gjykues e shpalli atë fajtor për 10 nga 11 akuzat e ngritura.
Karaxhiç u gjykua për dy akuza për gjenocid, pesë akuza për krime kundër njerëzimit dhe katër akuza për shkelje të ligjeve të luftës, në kapacitetin e tij si president i Republikës Serbe nga viti 1992 deri në vitin 1996. Akuzat për gjenocid kishin të bënin me vrasjet e boshnjakëve në Shrebrenicë dhe të boshnjakëve në të gjithë territorin e Bosnjës.
Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë nuk gjeti prova për akuzën e gjenocidit ndaj të gjithë popullsisë boshnjake në të gjithë territorin e Bosnjës. Shpallja fajtor për një akuzë të tillë do të nënkuptonte ekzistencën e një plani të organizuar, ndoshta edhe në nivel shtetëror, për të zhdukur një komb të tërë. Karaxhiç u gjet fajtor vetëm për gjenocid lidhur me dijeninë që kishte për vrasjen e meshkujve boshnjakë në Shrebrenicë dhe mungesën e veprimeve nga ana e tij për pengimin e asaj masakre.
Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë i qëndroi besnike vendimeve të mëparshme, me anë të të cilave ka vendosur se masakra e Shrebrenicës ishte gjenocid, por, në tërësi, popullsia boshnjake nuk është përballur me gjenocid.
Në përfundim të shpalljes së vendimit, trupit gjykues e dënoi Karaxhiçin me 40 vjet burg për të 10 akuza, për të cilat ai u gjet fajtor.