Identifikohen dy kamikazët që hodhën veten në erë me eksploziv mëngjesin e të martës në aeroportin Zaventem të Brukselit. Sipas autoriteteve belge, ata janë vëllezërit Khalid dhe Brahim El Bakraoui, persona të skeduar edhe më parë nga policia.
Khalid dhe Ibrahim El Bakraoui, të moshës 27 dhe 30 vjeç, ishin në kërkim nga policia.
Dyshohet se Khalid kishte marrë me qira nën një identitet të rremë një banesë në rrugën Dries à Forest.
Ata mendohen se janë personat që u arratisën nga një banesë në Forest gjatë operacionit të policisë belge të një jave më parë.