Marrëveshja mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian për krizën e emigrantëve ka hyrë sot zyrtarisht në fuqi. Marrëveshja parashikon që të gjithë klandestinët që hyjnë në Greqi do të kthehen pas në Turqi, nëse ata nuk aplikojnë për azil apo nëse kërkesa e tyre refuzohet.

Rreth 2 300 ekspertë, mes tyre zyrtarë të sigurisë dhe të emigracionit, si edhe përkthyes, pritet të mbërrijnë në Greqi për të mundësuar zbatimin e planit.

Organizatat humanitare kanë kritikuar ashpër marrëveshjen, duke paralajmëruar se kjo do t'i detyrojë emigrantët të ndërmarrin rrugë të rrezikshme për të vijuar rrugëtimin e tyre drejt destinacioneve të preferuara për azil.