Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur sërish Turqinë, në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët në qytetin e Stambollit. Të paktën 5 të vdekur dhe 36 të plagosur, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë, është bilanci paraprak i viktimave.
Sipas mediave turke, shpërthimi ka ndodhur pak metra larg sheshit Taksim dhe dyshohet të jetë kryer nga një shtetas turk që mendohet se ka lidhje me xhihadistët e ISIS-it.
Zona e rrethuar menjëherë nga policia, është pedonale, me shumë dyqane e lokale nate, dhe është shumë e frekuentuar nga turistët.