David Gjokeja, 49-vjeçari nga Kruja i dënuar me burgim të përjetshëm, është ndaluar nga policia kufitare e Kakavijës.
Ky shtetas ishte në listën e personave të shumëkërkuar nga Interpol Tirana, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjet e shtetasve Eduard e Oligert Gjokeja.
Ngjarja për të cilën ai është shpallur fajtor ka ndodhur më 18 qershor të vitit 2005 pranë fshatit Gjuricë të Ishmit në Durrës, ku së bashku me dy vëllezërit e tij, Kastriot dhe Arben Gjokejën, kanë vrarë për probleme hasmërie kushërinjtë e tyre, Eduard e Oligert Gjokeja, si dhe kanë plagosur rëndë Simon Gjokejën.
Sipas vendimit të gjykatës, tre vëllezërit Gjokeja kishin organizuar pritë ndaj kushërinjve të tyre dhe në momentin që ata ishin afruar, i kanë qëlluar me breshëri automatiku.





