Personi i plagosur pasditen e sotme, gjatë një operacioni policie në Bruksel, është Salah Abdeslam, i shumëkërkuari si pjesëmarrës në sulmet terroriste të 13 nëntorit të shkuar, në Paris. Tashmë ai ndodhet i arrestuar, nën mbikqyrjen e autoriteteve belge.
Sipas mediave vendase, 26-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është vënë në pranga së bashku me një person tjetër, edhe ai i lënduar. Një person i tretë është shpallur në kërkim. Prokurorët belgë, më herët gjatë ditës së sotme, thanë se gjurmë të Salah Abdeslam u gjetën në një apartament të bastisur nga policia të martën. Operacioni po zhvillohet në Molenbeek, lagje e kryeqytetit belg, ku edhe u ideua sulmi në Paris.