Kryeministri finlandez Sipila, nëpërmjet rrjetit social Twitter, ka njoftuar finalizimin e marrëveshjes së arritur nga liderët e Bashkimit Evropian me Turqinë mbi emigrantët. Propozimi i Bashkimit Evropian është pranuar nga Ankaraja. Në parim, plani ka ndryshuar vetëm pak, në krahasim me atë që kanë rënë dakord Merkel dhe Davutoglu në fillim të marsit. Me kërkese të komisionerit për refugjatë janë futur edhe disa masa sigurie.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Turqia do të pranojë të gjithë emigrantët që kalojnë Detin Egje dhe arrijnë në Greqi. Por, BE do të jetë marrë refugjatët sirianë direkt nga Turqia. Gjithashtu, BE do t’i sigurojë Turqisë 6 miliardë euro ndihma dhe do të përshpejtojë negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe planet për liberalizimin e vizave. Po sipas marrëveshjes, BE, për çdo emigrant të kthyer në Turqi, do të pranojë një refugjat sirian, derisa numri i tyre të arrijë në 72 000. Një tjetër pikë e marrëveshjes është se për çdo emigrant të paligjshëm sirian që do të kthehet në Turqi, BE do të pranojë një tjetër nga kampet turke.