Po largohen nga puna njerëz që kanë nga 20 e 30 vjet në atë vend pune, e po zëvendësohen me militantë politikë. Reforma në shëndetësi të kryhet në bazë të kritereve të qarta të Ministrisë së Shëndetësisë. Kështu kanë reaguar nga Durrësi, Sindikalistët e Shqipërisë, pasi u bë publike nisja e një reforme në personelin shëndetësor të Durrësit.
Fatmir Musaku, President i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, gjatë një takimi me sindikalistë nga disa rrethe në Durrës, paralajmëroi greva e protesta në të ardhmen.
Problemet ekonomike e sociale që shqetësojnë aktualisht punëtorët shqiptarë ishin në thelb të takimit të mbajtur.
K.H.





