Mëngjes tronditës me vrasje ky i kësaj të premteje. Pas Kasharit, një tjetër vrasje raportohet edhe në fshatin Shkallë të Manzës në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në oborrin e banesës së tij, është gjetur i vdekur nga familjarët, i goditur me sende të forta në kokë ish-kryeplaku i këtij fshati, Mirosh Djaloshi, 54 vjeç.

Paraprakisht, dyshimet bien mbi familjarët e viktimës, pasi ai njihej si një person i alkoolizuar dhe ka pasur vazhdimisht probleme me ta pikërisht prej gjendjes së tij.

Të gjithë anëtarët e familjes janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tyre. 

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si edhe zbulimin e plotë të ngjarjes.