Quhet Vjola Sala, ka lindur më 14 janar 1979, është beqare dhe jeton në Durrës. Është gruaja që shihet në këtë foto të siguruar nga “opinion.al” dhe është një e njohur e vjetër e gazetarëve në Tiranë. U ka shkruar pothuaj të gjithëve, në fillim duke i ftuar që t’i nxjerrin nga truri, rrezet që i kanë injektuar doktorët në Itali dhe që ajo i quan tortura psikotronike, një term i panjohur, me gjasë i shpikur prej saj. U ka lënë të gjithëve takim, dhe më pas, duke parë indiferencën e tyre i ka kërcënuar njëri pas tjetrit. Zakonisht kërcënimet janë të dhunshme, shoqëruar me fjalë të pista dhe mllef. Sipas të dhënave të “opinion.al”, po kështu ka kërcënuar me vdekje dhe vrasje të fëmijëve politikanë, gra dhe burra.

Pretendon se një mjek nga Italia, përmes një vale elektronike i ka futur në distancë diçka në tru dhe e torturon. Zakonisht ndërron profilet në FB, por shumë prej tyre i përdor me emrin e saj të vërtetë. Kërcënimet i bën në inbox dhe në wall. Zakonisht e nis duke dërguar peticione, që i drejtohen të gjithëve, politikanëve, gazetarëve dhe ambasadorëve.

Ja një pamje të profilit të saj të fundit në FB dhe një kërcënim që ka ardhur për një gazetar në Klan.