Plagoset me armë zjarri një person në rrugën “Komuna e Parisit”, në Tiranë. Burimet policore nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar dhe është shtetasi Lulzim Kazani. Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit në Tiranë, Kazani është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit. Megjithatë, shkaqet e plagosjes janë ende të panjohura, kështu që nuk dihet nëse ai është qëlluar në lidhje me bizneset e tij ose jo.
Ngjarja ka para afro 30 minutash dhe shtetasi Lulzim Kazani është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Ndaj Kazanit është hapur zjarr teksa ai ishte duke iu afruar shtëpisë së tij.
Sipas burimeve policore, shtetasi Lulzim Kazani është dërguar për të marrë ndihën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.





