Tragjedi në Cagliari. Vdes nën sytë e babait të tij, lojtari 10 vjeçar ndërsa po luante lojën e tij të dashur, futbollin. Incidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 19:30, teksa djali i quajtur Luca Puxeddu, po praktikonte në shkollën e futbollit “San Francesco”.
Kishte përfunduar seancën stërvitore me shokët por po rrinte pak më shumë pas orarit të stërvitjes për të praktikuar gjuajtje drejt portës. E ndërsa po bënte një gjysëm-roveshatë, Luca bie keqaz duke përplasur kokën në tokë, ngrihet në këmbë, thërret të jatin dhe bie sërish duke humbur ndjenjat. Babai i tij vrapon për ti dhënë ndihmën e shpejtë e po kështu edhe ambulanca por pa rezultat.
Tragjedia nuk u shmang dot dhe i gjithë ambjenti ku ndodhi por edhe më gjerë në Itali, ndihet i tronditur.