Ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar në Facebook lidhur me arrestimin e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për grabitjen e një taksisti, pamjet e së cilës bënë xhiron e mediave. Në profilin e tij, Tahiri e ka cilësuar arrestimin si “shembull i bashkëpunimit polici-qytetarë-media”.

“Pasqyrë perfekte e rëndësisë së kamerave të sigurisë. Ja përse miratimi i Ligjit për Sigurinë Publike është i domosdoshëm,” – ka thënë ministri Tahiri.