Degradimi i bisedës midis Alketës dhe Endrit, në emisionin më të ri “Your Face Sounds Familiar”, bëri një bujë të madhe në të gjitha mediat online. Për ti mbështetur Endrin, i vjen në ndihmë vëllai i madh korҫar, Stefi Prifti. Për Stefin, episodi i batutës ishte thjesht në shqipërim të këngës së Vasco Rossit, “Siamo Soli, por ishte Alketa ajo që e ofendoi Endrin, ndër të tjera duke i hequr edhe të drejtën e mikrofonit.
“Dua të shtoj diҫka, lidhur me prononcimin tim të mbrëmshëm, për incidentin Endri Prifti-Alketa Vejsiu, në spektakli më i ri (dhe për mua format i bukur), në tv Klan.
Për të gjithë ata që, në një moment, menduan se Endri “egzagjëeroi” në përgjigjen e tij, kur u pyet se ҫ’farë thotë teksti! Për fat (edhe pse nuk e di gjuhën, gjithmonë dikush do të gjendet ta përkthejë dhe në, patjetër do të dimë thelbin e përmbajtjes së saj), ai dha pergjigjen me të vërtetë dhe të sinqertë.
Për të gjithë ata që nuk e dinë tekstin e kengës së Vasko Rosit, ja strofa…
Marrë nga teksti origjinal i kënges fjalë për fjalë
Ehh! non è mica facile
fai lamore e
e non pensi a me
Ehh!Nuk është aq e thjeshtë
bën dashuri
dhe nuk mendon për mua…………” – shkruan Stefi Prifti në facebook.