Rusia do t'i vazhdojë sulmet ajrore në Siri, pavarësisht tërheqjes së pjesës më të madhe të forcave të saj atje, deklaroi zëvendësministri i mbrojtjes Nikolay Pankov. "Janë shënuar vërtet disa rezultate pozitive, por sërish është ende shpejt të flitet për mposhtjen e terrorizmit. Kjo është arsyeja përse një formacioni rus iu ngarkua detyra të vazhdojë bombardimin e strukturave të terroristëve," – ka shtuar Pavnov.
Forcat ruse nisën të largohen nga Siria, një ditë pas njoftimit surprizë të presidentit Vladimir Putin për fundin e operacioneve të Moskës në vendin e munduar nga lufta civile. Ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu dha urdhrin e tërheqjes dhe avionët janë bërë gati për fluturimin e gjatë drejt Rusisë. Lëvizja ruse u përshëndet me maturi nga zyrtarët perëndimorë, që mendojnë se, një hap i tillë mund ta shtyjë qeverinë siriane drejt një angazhimi më të plotë në bisedimet e paqes.
Deklarata e presidentit Putin të hënën ngriti jo pak pikëpyetje dhe spekulimet për një krisje të marrëdhënieve mes dy aleatëve të mëdhenj nuk vonuan. Por, zyra e presidentit Bashar al-Assad nxitoi t’i hidhte poshtë të tilla pretendime me argumentin se, me këtë tërheqje kishin rënë dakord të dyja palët.