Që në prezantimin  e parë tregon se bluza e bardhë e mjekut i qëndon për fisnikëri një zonje me shpirt të bardhë, e kudo gjendur pranë pacientëve të saj. Manjola Luzi është nënë e një vajze 12-vjeçare, mjeke dhe organizatore e shkëlyer e Repartit të Onkologjisë, në Spitalin Rajonal të Durrësit.

38-vjeçarja e specilaizuar në Zvicër, përveç se një mjeke, është edhe një psikologe për pacientët që vuajnë nga sëmundja e kancerit. Por, pse e zgjodhi onkologjinë? Sa kohë i kushton vajzës së saj 12-vjecare? Pse klinika e onkologjisë, e ndërtuar rishtaz, i merr kohën më të madhe të ditës? Pse një mjeke përfshihet emocionalisht me pacinetët që vuajnë nga kjo sëmundje? Pse amanetet e pacientëve me sëmundje të rënda bën që gjithë stafi ti vajtojë? Cili është riti i mjekes, mbëshetja që duhet t’i sigurojë një pacienti që vuan nga sëmundje të tilla të pashërueshme?

“Kur vdiq Vojsava, 37 vjeçe, me kancer në Spitalin Rajonal të Durrësit muaj më parë, çdo ditë i gjithë stafi i klinikës së onkologjisë ka qarë atë. Ditë për ditë qamë me fatin e saj, që la pas një djalë 4 vjeç dhe një vajzë 10 vjeçe. Nuk donte të vdiste në sy të fëmijëve në shtëpi. Ne u kujdesëm që kjo të mos ndodhte,” – thotë mjekja onkologe Manjola Luzi.

K.H