Pak javë më parë u zbulua se moderatorja Eni Vasili është shtatzënë për herë të parë. Eni është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe pret të vijnë në jetë dy vanza. Mbrëmjen e sotme, e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” Eni ka zbuluar detaje interesante rreth shtatzënisë dhe lidhjes së saj. Ajo ka zbuluae se bashkë me Armandin, bashkëshortin e saj, kanë vendosur edhe emrat e dy vogëlusheve që do të vijnë në jetë së shpejti.

“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im” – tha moderatorja e “Open”.

Kështu, duke zgjedhur secili nga një emër, dy prindërit e ardhshëm do të kenë bekimin edhe të të afërmve të tyre. Sakaq, Eni ka folur edhe për bashkëshortin e saj dhe si është njohur me të. Përsa i përket planeve të dasmës, Eni tha se ia ka premtuar partnerit një ceremoni të thjeshtë, por bashkë me vajzat të pranishme.

“Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prushën ca plane pastaj, por s’ka gjë… “ – tha moderatorja duke shtuar se ajo tashmë e ka vendosur që nuk mund ta lërë profesionin e saj, ndaj bashkë me bashkëshortin, ata do të vazhdojnë në Shqipëri.