Kompania e njohur turke në Shqipëri, Kurum International sha, degë e Kurum Holding, kërkon shpalljen e falimentimit në Gjykatën e Tiranës. Më 26 shkurt, përfaqësuesi ligjor i kompanisë Kurum International sha ka paraqitur padinë për të deklaruar kompaninë të falimentuar. Sipas padisë, thuhet se me falimentimin kërkohet riorganizimi i shoqërisë Kurum International sha, caktimi i administratorit të përkohshëm të falimentimit dhe marrja e vendimit për vetadministrim nga debitorët. Mësohet se shkak i padise ështe mosshlyerja e kredive miliona euro që kompania ka marrë. Burimet thonë se kjo padi do të shqyrtohet nga gjyqtarja e vetme Teuta Hoxha, e cila ka parashikuar datën 16 mars, ora 12:00, për zhvillimin e seancës së parë gjyqësore.
Ekonomi, turqit e Kurum International sha kërkojnë falimentin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Kam dalë kundër familjes”/ Emigrantja nga Italia në protestë: Duhet të jemi të gjithë bashkë derisa Edi Rama të lërë vendin!
Asllani i ofrohet skuadrës së sapo ngjitur në Serie A, zbulohet shuma që kërkon Interi
I ati në qeli për vrasjen e Renis Dobrës/ Arrestohet në Tiranë Siciljan Çakri, dyshohet për trafik droge
Nis protesta e 76-të kundër qeverisë, diaspora marshon drejt Kryeministrisë





