Gjermania kërkon fuqi punëtore, por jo gjithkush ëshët i mirëpritur. Nëse ke profesionin e kërkuar, padyshim që mund të punësohesh në Gjermani. Kuptohet, në mënyrë të ligjshme. E gjithë procedura tashmë është bërë edhe më e lehtë nga një iniciativë e Ministrisë së Çeshtjeve Ekonomike dhe Energjisë dhe Ministrisë së Punës dhe Çeshtjeve Sociale. Këto dy dikastere të qeverisë gjermane ka vënë në punë portalin make-it-in-germany.com.
Në portal duket qartë profesionet dhe vendet e punës që kërkon më tepër. Në Gjermani ka më shumë se 12000 kërkesa për mjekë dhe infermierë, më shumë se 17000 kërkesa për inxhinierë dhe teknikë në fushën e inxhinierisë mekanike dhe elektrike, teknikë ndërtimi, punonjës hekurudhash, etj. Në portal kryhet aplikimi për punë, ndërkohë që ofrohet edhe gjithë informacioni i nevojshëm për hapat e mëtejshëm.