Një defekt në rrjetin hidraulik të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, ka shkaktuar shpërthimin e ujërave pranë derës kryesore.

Futbollistët, pjesëtarët e stafit, punonjësit e policisë, gazetarët etj., janë të detyruar të kalojnë që të gjithë mbi këtë pellg me ujë.

Këto janë pamjet që gazetarja e “DurrësLajm” ka fiksuar sot pasdite, pas përfundimit të ndeshjes Teuta-Bylis, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1:0.