Një nxënëse shkolle 14-vjeçare në Gjermani u përdhunua nga një grup emigrantësh serbë, të cilët filmuan edhe sulmin.

Ajo ishte ftuar në banesën ku ndodhi sulmi nga një vajzë tjetër, 15 vjeçe, dhe pranoi të shkonte pasi ndjehej e sigurt që aty ishte edhe një vajzë tjetër.

Por ajo u përdhunua nga grupi, nga mosha 14 deri 21 vjeç, ndërkohë që vajza filmonte tmerrin.

Sipas policisë, gjithçka ndodhi pasi atë e kishin dendur me alkool.

Pasi e përdhunuan, e hodhën në rrugë gjysmë të zhveshur.

Vajza për pak vdiq nga hipotermia.

Policia ka arrestuar deri më tani dy serbë të grupit, njëri 14 dhe tjetri 16 vjeç, si dhe vajzën.

Ata akuzohen edhe për tentativë vrasjeje. /Mapo