Gjykata e Durrësit vendosi të vlerësojë të ligjshëm ndalimin dhe caktoi masën e sigurimit  të “Arrestit me burg” për Bledar Kajnon, autor i dyshuar i vrasjes së 30-vjeçarit Asllan Kërtusha, mbrëmjen e 1 marsit.  

Seanca është zhvilluar pa praninë e 39-vjeçarit, për shkak se ai gjendet i shtruar në spital në Tiranë, si rezultat i një plumbi të marrë në krahë po atë mbrëmje. Blendi Kajno u arrestua pak orë pas vrasjes së Kërtushës, dhe sipas policisë së Durrësit që hetoi ngjarjen, autori i dyshuar i krimit është pronari i lokalit Gëzim Kajno, i cili u arrestua një ditë më parë.  

Mekanizmi i ngjarjes:

Më datë 01.03.2016, rreth orës 19:00, në lagjen Nr.17, pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit, shtetasit Gëzim dhe Bledar Kajno nën efektin e alkoolit dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin Asllan Kërtusha në ambjentet e brendshme të lokalit.

Më pas, në konfikt e sipër, kanë dalë jashtë lokalit ku shtetasi Gëzim Kajno e ka goditur më qytën e pistoletës në kokë shtetasin Asllan Kërtusha dhe si pasojë e një shkrepje të armës së zjarrit është plagosur në krah shtetasi Bledar Kajno.

Po me të njëjtën pistoletë, shtetasi Gëzim Kajno ka qëlluar Kërtushën, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan:

• dy gëzhoja model 54 kalibri 7.62 m/m dhe
• 3 copë fishekë kalibri 7.62 m/m.

Asllan Kërtusha, 30 vjeç, banues në Durrës, është person më precedentë penalë të mëparshëm duke konsumuar disa vepra penale si: vjedhje, në fushën e lëndëve narkotike, kundërshtim i Punonjësit të Policisë, konflikte në lokalet e natës si edhe ka pasur lidhje shoqërore me persona me precedentë penalë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.