Një grup i madh banorësh, të zonës së Plazhit në Durrës, kanë kundërshtuar, në formen e një proteste në segmentin e unazës së Plazhit, që lidh zonën Shkozetit me Plepat. Gjatë pasdites, është kryer mbyllja e kryqëzimit kryesor që lidh këtë zonë me Plazhin. Banorët thonë se bllokimi i rrugës u bë në kryqëzimin kryesor të saj. Në fakt, pasi nuk punojnë semaforët dhe për të shmangur aksidentet në rrugë, kryqzimet po bllokohen me trafikndarëse betoni. Por, bllokimi i rrugës sjell edhe bllokim të aktivitetit të jetës së përditshme në këtë lagje. "Fëmijët që duan të shkojnë në dy shkollat e zones apo edhe njerëzit në punë, e gjithë aktiviteti tjetër bllokohet," – thonë banoret.

Por, ndërsa me prani të shumtë të Policisë së Shtetit po bllokohej rruga, banorët kapërcenin tradikndarësen e betonit, duke u bërë shkak për te tjera aksidente rrugore.