Një ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë është ndëshkuar administrativisht nga punonjësit e policisë me pezullim të lejes së drejtimit për parakalim të gabuar dhe tejkalim të shpejtësisë.
Në një video të shpërndarë nga Policia e Shtetit, filmuar nga kamerat e trupit të efektivëve, ish-deputeti, identitetin e të cilit policia nuk e bën publik, e justifikon këtë shkelje me faktin se duhet të jetë në një takim në orën 10:00 dhe i duhej që të nxitonte.
“Kam qenë deputet, isha në një takim me….Jam në opozitë”, i thotë deputeti policit, por ky i fundit nuk do t’ia dijë dhe zbaton ligjin.
Për më tepër ndiqni videon:





