Hillary Clinton ka arritur një fitore të bujshme ndaj Bernie Sanders, duke marrë 73% të votave në Karolinën e Jugut. Vota e zezakëve demokratë që e mposhti në 2008, kur kandidonte ndaj presidentit Barack Obama, ishte ajo që ia siguroi fitoren. 87% përqind e afrikano-amerikanëve votuan për ish-sekretaren e shtetit Clinton. Njihej dobësia e Sanders, që njihet pak nga votuesi zezak dhe hispanik në jug të vendit, por kjo diferencë në Karolinën e Jugut ishte shokuese. Për ish-sekretaren e shtetit, fitorja ishte veçanërisht e rëndësishme sepse i jep fushatën vrullin dhe optimizmin që duket se i kishte munguar në javët e fundit, pikërisht në kohë për datën 1 mars, kur do të votohet në 11 shtete ë ndryshme.
SHBA, gara presidenciale, Hillary Clinton triumfon në Karolinën e Jugut
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, e martë 28 korrik 2026
Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit
Mot i kthjellët dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, ja sa do të jenë temperaturat këtë të martë
Tepelenasi tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati 30-vjeçari





