Nëntorin e kaluar, mijëra letra që Papa Françeskut i mbërrinin çdo javë nga fëmijët, nga çdo cep i botës, u botuan në një libër, bashkë me përgjigjet që Ati i Shenjtë zgjodhi për shumë prej tyre. Mes përgjigjeve është edhe ajo që Papa i jep një vogëlusheje shqiptare. Prajla, 6 vjeçe, e pyet nëse i pëlqente të kërcente kur ishte fëmijë.

“I dashur Papa Françesko, kur ke qenë i vogël, të pëlqente të kërceje?”, pyet Prajla. Dhe Papa thotë se kërcimi i pëlqente shumë, duke zbuluar kështu edhe një sekret të vogël te jetës së tij.

“Shumë, e dashur Prajla. Por shumë, shumë fare. Më pëlqente të rrija me fëmijë të tjerë, të luaja, të kërceja vallet tona tipike në Argjentinë. Kënaqesha shumë. Pastaj, kur u rrita më pëlqente tangoja. Më pëlqen shumë tangoja. Shiko, të kërcesh është gjithnjë e gëzueshme. Kur dikush është i trishtuar, nuk mund të kërcejë. Përgjithësisht fëmijët kanë një burim të madh: të qënit të gëzuar. Për këtë aryse kërcehet shumë në rini dhe kështu shprehet gëzimi i zemrës. Edhe mbreti i madh, Davidi, kur mori Jeruzalemin, duke e bërë Qytetin e Shenjtë, ai solli aty Arkën e Besëlidhjes dhe nisi të kërcejë përpara saj. Nuk u shqetësua për formalitetet, harroi që duhej të sillej si mbret dhe nisi të kërcejë si djalosh. Por Micol, bashkëshortja e tij, duke e parë nga dritarja si hidhej duke kërcyes, e talli dhe e përçmoi. Kjo grua ishte e sëmurë nga serioziteti, “sindroma e Micol”, e quaj unë. Njeriu që nuk shpreh dot gëzim është gjithnjë serioz. Kërceni, ju që jeni fëmijë, kështu nuk do të jeni shumë seriozë kur të rriteni”.

/Lapsi.al