Donald Trump ka fituar lehtësisht zgjedhjet paraprake të republikanëve në shtetin amerikan të Nevadës, duke rritur epërsinë e tij në garën për nominim nga partia për presidencialet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Kjo është fitorja e tretë dhe e njëpasnjëshme e miliarderit të papërvojë në politikë, pas triumfeve në Nju-Hempshër dhe në Karolinën e Jugut. Trump ka marrë dyfish më shumë vota sesa pasuesi me i afert, senatori nga Florida, Marco Rubio. Senatori nga Teksasi, Ted Cruz, ka zënë vendin e tretë. Nevada, një shtet zakonisht i luhatshëm me një popullsi të konsiderueshme latine, është vendimtare në procesin zgjedhor. Në zgjedhjet paraprake të demokratëve mbajtura të shtunën në këtë shtet ka fituar ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.
SHBA, zgjedhjet presidenciale, Trump fiton bindshëm në Nevada
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vuante dënimin për vrasje në burgun e Lezhës, ndërron jetën në QSUT 73-vjeçari
Putin nënshkruan ligjin/ Mund të përdorë ushtrinë për të mbrojtur qytetarët rusë jashtë vendit
Përplasen dy automjete në Tiranë, lëndohen 6 fëmijë dhe drejtuesja
Konfirmohet rast i ri me hantavirus në Spanjë, dy të infektuar pas shpërthimit në anijen turistike





