Policia e Lezhës ka arrestuar katër persona, të akuzuar se kanë kryer vjedhje në bashkëpunim. A. K., G. Gj., K. V., dhe E. L., të gjithë adoleshentë, dyshohen të kenë vjedhur në kishë, banesa e lokale të ndryshme në zonën e Ishull-Lezhës. Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë kryer këto vjedhje:

  • me date 22.02.2016, dyshohet se kanë kryer vjedhjen e Kishës Ishull-Lezhë ku kanë marrë nje pompë uji, një fotokopje e markës Samsung dhe një pjesë kabulli ndriçimi me gjatësi rreth 50 metra lineare
  • mm datë 21.02.2016, dyshohet se kanë kryer vjedhjet e banesave të shtetasve M. Gj. dhe Gj. Gj., banues në Ishull-Lezhë, të cilët janë emigrantë
  • me 12.10.2015, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje lokalin-parukeri, në pronësi të shtetases F. Gj., 35 vjeçe, banuese në Ishull-Lezhë, ku kanë marrë një makinë qethëse me vlerë 3000 lekë dhe një shumë prej 1500 lekë
  • me datë 24.10.2015, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një bar restorant në Ishull-Lezhë, në pronësi të shtetases Gj. K. 52 vjeçe
  • me datë 25.10.2015, dyshohet se kanë kryer vjedhjen e Kishës Ungjillore në Ishull-Lezhë, ku kanë marrë një pajisje elektronike mikser muzike e markës Jamaha me vlerë 400 Euro dhe një projektor i markës Acer

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ”vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/2 të Kodit Penal.