Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë pajtuar për një armëpushim në Siri. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi më 27 shkurt. Në fundjavë planifikohet që sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov të mbajnë një fjalim rreth këtyre bisedimeve. Në një takim të mbajtur më 12 shkurt, fuqitë botërore kanë pranuar një armëpushim në Siri, i cili më pas u tha se do të hyjë në fuqi brenda javës. Kohëve të fundit në Siri ka pasur bombardime e shpërthime të mëdha, ku 140 persona mbetën të vrarë nga shpërthimet ne Homs të Damaskut të dielën.

Ndërsa sekretari amerikan i shtetit John Kerry tha të dielën se ai dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov kanë arritur një marrëveshje të përkohshme mbi kushtet për një armëpushim në Siri. Kurse të shtunën, presidenti sirian Bashar Al-Assad ka thënë se do të jetë i gatshëm për një armëpushim, në qoftë se ata që ai i quajti “terroristët” nuk do të përfitojnë nga ky armëpushim.