“Grushte si në një ndeshje boksi e karrige të hedhura në ajër”. Kështu e fillon shkrimin një media italiane për një përleshje që ndodhi mbrëmë rreth orës 19:30, ne Padova, mes një grupi shqiptarësh dhe sllavësh. Menjëherë pas raportimit ka ndërhyrë patrulla e policisë, e cila ka gjetur vetëm tetë djem, disa sllavë dhe italianë. Shqiptarët ia kishin mbathur tashmë. Si pasojë e perleshjes, në spital është dërguar një person, i cili nuk ka dëme serioze.

“Ata ishin të dhunshëm dhe nuk ndaleshin edhe përballë policëve me uniformë,” – tha një punonjës i “Fly Bar”, përballë të cilit ndodhi ngjarja. Sipas policisë italiane, mosmarrëveshja kishte të bënte për një çështje femrash. “Ndoshta një vlerësim apo kompliment i hedhur pa të keq, ka bërë që të nxehen gjakrat,” – janë shprehur policët.