Një qytetar nga Kosova vjen me automjetin e tij për të kaluar fundjavën në Durrës, ndërkohë që detyrohet ta marrë rrugën e kthimit me autobus. Automjeti i tij i tipit BMW X5 ka marrë flakë, teksa qëndronte i parkuar në parkingun e një hoteli, në bregdetin e Shkëmbit të Kavajës.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Policisë së Shtetit dhe punonjësit dhe mjetet e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Ata kanë shuar zjarrin dhe, nga hetimet e para, dyshohet se shkëndijat janë krijuar nga rrjeti elektrik i automjetit dhe ndonjë rrjedhje e karburantit. Për fat, në momentin e shpërthimit të flakëve, automjeti ishte i parkuar dhe brenda tij nuk gjendej askush.