Një grup anëtarësh të opozitës iraniane Mujahedin-e-Khalq, që do të strehohen të gjithë në vendin tonë, kanë zbritur në Durrës për të kaluar ditën e dielë. Një grup prej tyre ishin sot në Shëtitoren “Taulantia” dhe padyshim që Durrësi u është dukur shumë më i bukur se sa kampi i tyre, në Irak. Për më tepër, që këtu janë edhe të sigurtë.

Vizita e pak ditëve më parë e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry, pavarësisht se nuk e trajtoi publikisht këtë çeshtje, tashmë është e qartë se ishte pikërisht për këtë arsye: që Tirana t’i pranonte të gjithë anëtarët e organizatës opozitare iraniane. Njëkohësisht, dashje pa dashje, vizita i shërbeu edhe publikimit të këtij fakti, si tashmë anëtarët e Mujahedin-e-Khalq gjenden në vendin tonë. Për këtë arsye, nuk ka më shkak për fshehjen e tyre.

Në mënyrë të organizuar, një grup prej tyre, për të cilët u mësua se sapo kishin mbërritur në vendin tonë, ishin sot në bregdeetin e Durrësit. Jo zyrtarisht është mësuar se ata do të strehohen në Babrru të Tiranës dhe në Golem, pranë Durrësit. Në këtë mënyrë, iraniaët tani mund t’i shohim edhe më shpehs në Durrës.