Kërkesa të çuditshme janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë, ku dy persona kërkojnë lejimin e marrëdhënieve seksuale më kafshët. Por gjykata i ka rrëzuar kërkesat e tyre perverse.

Dy personat që kanë dorëzuar kërkesat, nuk kanë pranuar të identifikohen, por janë shprehur se tërhiqen seksualisht nga kafshët.

Ata kërkonin që gjykata ta shpallte antikushtetues vendimin aktual që ndalon seksin me kafshët . Por, sipas gjykatës  qëllimi i ligjit aktual është mbrojtja e kafshëve duke parandaluar sulmet seksuale ndaj tyre. Në rast se ndaj kafshëve kryhen marrëdhënie të panatyrshme, ligji parashikon gjoba deri në 25 mijë euro.