Tre peshkatarë që sigurojnë të ardhurat e tyre nga gjuetia në det, kishin hedhur rrjetat në zonën e Shkëmbit të Kavajës, për të zënë peshk paraditen e sotme. Sakrifica e tyre është e madhe, kryesisht gjatë dimrit, kur Adriatiku është i ftohtë e sjell rryma të forta, dhe pak peshk.

Këta të rinj, nëpërmjet kësaj pune sigurojnë të ardhurat e tyre për të mbajtur familjet. Ka edhe ditë si kjo, kur peshku nuk u bie në rrjetë. Me gjuetinë amatore në det janë më qindra banorë të Durrësit, që jo vetëm nga pasioni, por edhe për mbijetesë gjuajnë peshk në Adriatik, çdo ditë të vitit.

K.H.