Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.
Në pranga ramë Ergest Skura 29 vjeç, banues në Durrës dhe Hektor Hasanaj 28 vjeç, banues në Vorë.
Skura u arrestua te Rrethrrotullimi i Shkozetit, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip Volsvagen me targa AA 878 LB nën ndikimin e alkoolit në masën 0.95 mg/l.
Ndërsa Hektor Hasanaj u kap tek Ura e Dajlanit, i cili po drejtonte mjetin tip Volsvagen me targa AA 811 ME nën ndikimin e alkoolit në masën 0.52 mg/l.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Qarkun e Durrësit janë pezulluar 5 leje drejtimi, janë sekuestruar 2 automjete dhe janë vendosur 232 masa administrative.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës thekson se do të vijojë kontrollet me të njëjtin intensitet edhe në ditët në vijim dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi nuk do të ketë asnjë tolerim dhe do të përgjigjet para ligjit çdo shtetas që shkel Kodin Rrugor.





