Kultura italiane ndodhet në zi, pasi humbi një prej shkrimtarëve më të njohur të kohërave bashkëkohore, Umberto Eco.

Shkrimtari dhe filizofi italian mbylli sytë në moshën 84-vjeçare të premten në mbrëmje në banesën e tij. Lajmin e trishtë të humbjes së tij e dhanë familjarët.

Umberto Eco ishte një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare.

Eco ishte gjithashtu president i Universitetit të Bolonjës dhe person nderi në Universitetin e Oksfordit. Ai ka shkruar tekste akademike, libra për fëmije dhe shumë ese. Librat e tij janë të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Mes kryeveprave të Umberto Ekos përmenden “Emri i trëndafilit”, “Varreza e Pragës”, “Historia e bukurisë”, “Pendulumi i Fukosë”, “Ishulli i ditës së shkuar” etj.