Kryeministri Edi Rama thirri në një takim 20 eksportuesit më të mëdhenj në vend, të cilëve u tha se gjatë vitit 2015 bizneset e tyre kanë fituar më shumë se në të kaluarën. Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu unifikimin në një ditë të vetme të kontrolleve të cilave u nënshtrohen sipërmarrjet.

"Kushdo që rrezikon të ngatërrohet mes pëlhurave dhe suksesit me allçinë, mjafton të kujtojë se jemi pararojë," – tha kryeministri Rama. Shifrat që e mbushnin me optimizëm, kreu i qeverisë i ndau me 20 eksportuesit më të mëdhenj në vend, të cilit i kishte ftuar enkas në Kryeministri. Një lajm të mirë ua dha në fund, përsa i përket kontrolleve që ushtrojnë institucionet e ndryshme shtetërore, duke i lehtesuar dhe i bashkuar ato ne nje procedure te vetme. Kryeministri Rama theksoi se vendi është 40% nën potencialin optimal të eksporteve dhe kërkoi mendimet e sipërmarrësve për të përmirësuar situatën.