Uniformat blu të Durrësit kane arrestuar dy persona kanë kanë sekustruar një sai të konsiderueshme lënde eksplozive. Policia e Shtetit finalizoi operacionin “Saldatori” në momentin që dy të dyshuarit ishin duke kryer transaksionin e shitje-blerjes së lëndës eksplozive. Sipas burimeve zyrtare policore, automjeti me targë AA 607 ER, ndaloi pranë zonës së Maminasit, në afërsi të autostradës, për të kryer transaksionin.

Në pranga ranë shtetasit Haxhi Aruçi, 19 vjeç, dhe Adis Shera, 22 vjeç, që të dy nga Maminasi. Në automjet u gjendën 10 kallëpe lëndë eksplozive, shtatë detonatorë, dy telefona celularë, etj. Njëkohësisht, u sekustrua edhe automjeti ku gjendeshin si lënda eksplozive, ashtu edhe dy personat e arrestuar.

Burimet policore bëjnë të ditur se janë identifikuar edhe personat që do ta blenin lëndën eksplozive, dhe është duke u punuar për ndalimin e tyre.