“Shteti duhet të ndalojë eksportin e prodhimeve të detit për një periudhe të caktuar, për t’i dhënë zhvillim industrisë së turizmit. Çmimet në restorantet shqiptare, janë krahasueshmërisht njësoj si vendet e rajonit, madje edhe mos më lart. Prodhimet e detit, po eksportohen drejt Italisë deri në Serbi. Në këtë pikë e kemi humbur konkurrencën me vendet e rajonit në sektorin e turizmit.”

Kështu deklaron kreu i Shoqatës së Hotelierëve të Durrësit Eduart Xhepa në një intervistë për “DurrësLajm”.  

“Tregtarët nga Italia, Greqia, Serbia dhe vende të tjera më larg, po vijnë dhe po marrin prodhimet vendase të freskëta të peshkatarëve tanë. Kjo ka bërë që subjektet turistike vendase, të importojnë prodhimet e detit, pse jo edhe me çmime shumë më të larta, dhe cilësi më të ulët”, nënvizon Eduart Xhepa. “Ne si biznes turistik, kërkesë specifike drejtuar qeverisë shqiptare, kemi nxitjen dhe zhvillimin e sektorëve të bujqësisë dhe detarisë, për rritjen e prodhimeve bio dhe të detit Adriatik. Me këto prodhime mund të konkurrojmë vendet e rajonit , në sektorin e turizmit, për të thithur sa më shumë klientelë.”

Restorantet shqiptare kanë çmime shumë të larta, madje edhe më të larta se vendet e rajonit për shkak se prodhimet e freskëta mungojnë, ndërsa me pakicë çmimet janë tërësisht fiktive.

Aktualisht, një kg dental, merret me shumicë 3800 lekë të rinj

Aragosta 8500 lekë /kg

Kallamari 1500 lekë/kg

Barbuni 1400 lekë kg

Merluci 1300 lekë-kg

Prodhimet e freskëta kanë rritje me 50 %, pasi janë të pakta në treg, por kjo bëhet shkak edhe për rritjen e çmimeve nga ana e restoranteve. 

K.H.