Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi këstin e radhës per Shqipërinë ne shumen prej 72. 4 milion euro. Ne njoftimin për shtyp te këtij institucioni, thuhet se FMN përfundoi analizën e peste dhe te gjashte te ekonomisë shqiptare dhe me pas miratoi shumen për disbursim. Veç vlerësimeve per ecurinë e reformave te ndërmarra nga qeveria, FMN ve ne dukje risqet si dhe jep edhe disa rekomandime. Nder te tjera, FMN thotë se qeveria duhet e shmange përjashtimet nga pagesa e taksave për kategori te caktuara, duke ju referuar këtu 83 mije bizneseve te vogla qe, nuk do te paguajnë taksen nga 2016.

Qëllimi i autoriteteve për konsolidimin e vazhdueshëm fiskal, me një strategji rregullimi të bazuar në zgjerimin e bazës tatimore dhe përmirësimin e respektimit të taksave dhe administratës, është i duhuri. Për këtë qëllim, ata duhet të reduktojnë varësinë mbi masat që merren vetëm një herë dhe të shmangin përjashtimet e mëtejshme të taksave dhe normat preferenciale të taksave. Përveç kësaj, mekanizimi i autoriteteve për të përmirësuar pagimin e taksave duhet të jetë më në linjë me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe duhet të përqendrohet në rritjen e pranimit vullnetar.

Duke ju referuar njoftimit per shtyp, FMN është ndalur edhe ne koncesionin e shume debatuar per Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Sipas fondit, çdo partneritet publik-privat ne çështjet fiskale, duhet te vlerësuar ne mënyrë transparente.