Policia italiane e qytetit të Breshias ka arrestuar gjatë një kontrolli rrugor shqiptarin K. A., i datëlindjes 1992, rezident në Gjermani. Në makinën e tij janë gjetur fshehur në pjesën e motorit 15 kg kokainë e pastër, e ndare në 14 pako. Mungesa e motivimit të udhëtimit në Itali nga ana e shqiptarit ka shtuar dyshimet e policisë rrugore italiane, e cila ka shoqëruar makinën e shqiptarit në stacionin më të afërt policor. Pas një kontrolli të specializuar është identifikuar modifikimi i makinës në pjesën e poshtme të motorit, ku janë gjetur rreth 15 kg kokainë e pastër, e ndarë në 14 pako. Sipas policisë italiane lënda narkotike do të sillte në treg një përfitim ekonomik prej 1 milionë e 500 mijë euro.
Itali, kapet shqiptari me 15 kilogramë kokainë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ngërçi me pagat e magjistratëve, PD kërkon seancë dëgjimore me disa institucione
Gjykata Supreme e SHBA-së hedh poshtë kërkesën e Trump për të kufizuar votimin me postë
Edmond Ahmeti emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Fuoristrada e vjedhur gjendet e djegur në një tunel të vjetër ushtarak në Vlorë! Dyshohet se është përdorur në veprimtari të paligjshme





