Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar shkarkimin e Shkëlqim Canit nga detyra e ministrit të financave dhe të Arben Ahmetajt nga detyra e ministrit të zhvillimit ekonomik, turizmit, tregtisë dhe sipërmarrjes.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ndërmori dy ndryshime në kabinetin qeveritar, duke shkarkuar Shkëlqim Canin dhe, në vend të tij, emëroi Arben Ahmetajn. Ndërkohë, në vend të këtij të fundit emëroi Milva Ekonomin.

Ndërkohë, presidenti Nishani ende nuk ka nxjerrë dekretet respektive për dy emërimet e reja.