Videoja e radhës e publikuar nga Policia e Shtetit tregon se si policët rrugorë komunikojnë me një shofer të huaj, i cili u thotë se ka pirë vetëm një birrë.
Me një anglishte të mirë, efektivët e këshillojnë të mos tejkalojë masën e alkoolit kur drejton mjetin dhe i shpjegojnë sa është masa e lejuar në vendin tonë.





