Presidenti Bujar Nishani priti sot në një takim Menduh Thaçin, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, ne Maqedoni. Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e Thaçit në konsolidimin e faktorit shqiptar në Maqedoni, si edhe në zhvillimin e raporteve sa më të mira mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si edhe të gjithë popujve të tjerë që jetojnë në Maqedoni. Presidenti shprehu qëndrimin e tij lidhur me zbatimin e Marrëveshjes se Ohrit, si një fondament i respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe krijimit të klimës së besimit të ndërsjellë në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve, në të mirë të prosperitetit dhe të zhvillimit të marrëdhënieve sa më të mira të këtyre dy popujve shtet-formues në Maqedoni. Presidenti Nishani shprehu qëndrimin e tij për një frymë sa më të mirë bashkëpunimi jo vetëm midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, por edhe me të gjitha shtetet e rajonit dhe më gjerë. Thaçi falënderoi për kontributin dhe ndihmën e presidentit Nishani në konsolidimin dhe shtyrjen përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe përkrahjen e dhënë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, duke treguar lidership dhe përkrahje për të gjithë pa asnjë dallim.
Tiranë, presidenti Nishani: Marrëveshja e Ohrit, kusht për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Analiza e Artan Fugës: Shërbëtorët e popullit me jetë luksoze! Çfarë mbetet veç revoltës?
Flakë në një godinë të braktisur në Durrës, ndërhyjnë banorët e zonës
Ramadani i jep lamtumirën Leçes: 3 vite këtu, sikur të kisha jetuar për 30 vjet, aventura e re në Turqi
Zjarr në një godinë të braktisur në Durrës, ndërhyjnë banorët e zonës (VIDEO)





