Këshilltarë të Partisë Demokratike dhe aktivistë të shoqërisë civile shembën rrethimin e ngritur në Parkun e Liqenit Artificial, ku Bashkia e Tiranës planifikon të ngrejë një hapësirë multifunksionale. Sipas anetareve te djathtë në Këshillin Bashkiak, vendimi për të prerë pemët në park është një shkelje e ligjit. Ata pretendojne se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka dhënë informacione për projektin në Këshillin Bashkiak dhe se ka shkelur ligjet ne fuqi.
Ata akuzuan Bashkinë e Tiranes se po harton projekte ndërtimore në dëm të hapësirave të gjelbërta ndaj edhe, në mënyrë simbolike, me shembjen e rrethimit kishin sjellë edhe pemë të reja për të mbjellë.
Pak orë pas këtyre veprimeve, Arbjan Maznike, nënkryetari i Bashkise se Tiranes, sqaroi publikisht projektin që po zbatohet në Parkun e Liqenit Artificial, duke thënë se është vetëm një kënd lojërash për fëmijë.





